Leverkusen, ikën trajneri Hyypia
05/04/2014 00:00
Trajneri i Bayer Leverkusen, ish-mbrojtësi finlandez Sami Hyypia, është larguar nga posti pas humbjes 2-1 të pësuar përballë Hamburgut.
Leverkusen aktualisht mban vendin e katërt në Bundesligë, renditje e rëndësishme për të marrë pjesë në Champions, por mund të kalohet nga Uolfsburgu.
Por javët e fundit nuk kanë qenë të mira për ekipin, që ka fituar vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit. Tani skuadra i është besuar Sascha Lewandovski.
Top Channel