
“Të shmangim kthimin e Formula 1 në një garë për kontabilistët apo
taksistët, të angazhuar më shumë në kursimin e benzinës se sa në
përpjekjet për të parakaluar kundërshtarin”.
Kanë qenë këto fjalët e përdorura nga Bernie Ecclestone dhe presidenti i “Ferrarit”, Luca di Montezemolo, në një takim të zhvilluar mbrëmjen e së premtes në Londër, ku kanë ndarë të njëjtin mendim mbi nevojën për një ndërhyrje urgjente dhe konkrete.
“Gjithçka duhet të ketë si synim rikthimin e spektaklit dhe interesit të fansave të zhgënjyer, sikurse tregojnë kuotat e shikueshmërisë, si dhe rregullat e vendosura që rrezikojnë gjithnjë e më shumë ta kthejnë evenimentin në një cirk”, raportohet të kenë thënë padroni i F1 dhe presidenti i “kokëkuqes”.
Top Channel