“Sinjale shpresëdhënëse nga Schumi”

03/04/2014 00:00

Menaxherja e Michael Schumacher, Sabine Kehm, ka deklaruar se ka sinjale “shpresëdhënëse” nga ish-piloti gjerman i Formulës 1, i cili ndodhet në komë artificiale që prej 3 muajsh tashmë pas aksidentit me ski në alpet franceze.

“Mund të them vetëm që ka sinjale shprese”, tha Kehm për gazetën ‘Bild’.

45-vjeçari 7 herë kampion i Formulës 1 ndodhet në spitalin e Grenoble që nga 29 dhjetori. Ditët e fundit ka pasur zëra se bashkëshortja e tij Corina ka nisur përgatitjen e një dhome të veçantë në shtëpi ku do transferojë Schumin, por Kehm ka përgënjeshtruar gjithçka.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet se Corina ka shndërruar shtëpinë në mini-spital”, tha Kehm.

Top Channel