Pepe: Busquets më shkeli, po ta bëja unë…

03/04/2014 00:00

Pepe iu kthye edhe një herë Klasikes që Reali i tij humbi në Santiago Bernabeu me rezultatin 3-4 duke thënë se Sergio Busquets e shkeli në kokë, por askush nuk flet për atë episod.

“Ishte e qartë që më shkeli. Nëse do e bëja unë atë gjë, ndoshta sot nuk do isha më tek Reali”, tha mbrojtësi portugez pas ndeshjes që madrilenët fituan 3-0 ndaj Borussia Dortmund.

“Gjithsesi, janë gjëra që ndodhin në futboll dhe unë jam i përqendruar për të dhënë më të mirën për skuadrën time. Mendoj se jam në formë shumë të mirë”, shtoi Pepe, i cili u duartrokit gjatë nga publiku pas ndeshjes.

“Jam shumë i lumtur. Është fryti i punës që kam bërë gjithë këtë kohë dhe duhet të vazhdoj kështu”, tha portugezi.

Top Channel