
Jose Mourinho e cilësoi “qesharake” mbrojtjen e skuadrës së tij e më pas sulmoi ashpër sulmuesin Fernando Torres duke e vënë në dyshim nëse ishte apo jo një “sulmues i vërtetë” pas humbjes 3-1 të Chelsea ndaj PSG.
“Ato gjysmë-rastet që kishim nuk i kthyem dot në gol dhe përveç kësaj bëmë gabime në mbrojtje e për këtë arsye humbëm. Shënuam gol në portën tonë, ndërsa goli i tretë është qesharak. Nuk është një gol normal”, deklaroi trajneri portugez i londinezëve.
Më pas, i erdhi radha Torresit, i cili u fut në fushë në pjesën e dytë për të zëvendësuar gjermanin Schurrle.
“Nuk jam i kënaqur me sulmuesit e mi, prandaj po provoj gjëra të reja. Schurrle mban topin dhe lidhet më mirë me shokët edhe pse e di që nuk është sulmues. Por, futbolli ka të bëjë me shënimin e golave dhe me sulmuesit e vërtetë. Unë nuk kam sulmues të vërtetë në skuadër.”
Top Channel