Lewandowski kërkon shtëpinë e Breno?

03/04/2014 00:00

Nuk është transferuar ende në Mynih, por Robert Lewandowski bën mediat të flasin për të.

Sulmuesi polak, i cili sezonin e ardhshëm do të kalojë klubin bavarez të drejtuar nga Guardiola, po kërkon shtëpi në Bavari dhe po vlerëson mundësinë e blerjes së apartamentit të përfshirë nga flakët (tashmë e rikontrukturuar), zjarr i vënë qëllimisht nga Breno më 24 Shtator 2011.

Një zjarrvënie me pasoja të dhimbshme, që i kushtoi brazilianit më shumë se 1 vit burgim: nga Korriku 2012 në Gusht 2013, kur dhe u lirua nga qelia për sjellje të mirë.

Shtëpia prej 388 metrash katrorë, tashmë e rregulluar tërësisht, është gati të presë një tjetër rezident dhe gjendet në një lagje luksoze në jug të Mynihut.

9 dhoma gjumi, një pishinë madje dhe një palestër, të gjitha këto vetëm për çmimin “ekonomik” prej 22,500 euro në muaj.

Top Channel