Zyrtare/ Kushtetuesja merr vendimin, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës						
								
			Policia e Korçës ka vënë në pranga një 58-vjeçar për dëshmi të rremë
pasi ajo ka qenë bazë për arrestimin e një mjeku të akuzuar për
korrupsion ndërkohë, që i arrestuari e ka ndryshuar atë gjatë zhvillimit
të procesit gjyqësor. 
Sipas burimeve zyrtare ne Drejorine e policise se Korçes mesohet se ne pranga eshte vene 58-vjeçari Guri Cakollari i konsideruar si deshmitari kryesor per çeshtjen e 2 mjekeve te spitalit te Korçës të arrestuar në tetor të vitit të kaluar për mitmarrje.
Mesohet se arrestimi i 58-vjeçarit Cakollari eshet bere me urdher te Prokurorise pasi ndryshe nga sa me pare, ne seancen gjyqesore te zhvilluar ndaj dy mjekeve Niko Nunka dhe Ismail Uzuni ka mohuar te kete denoncuar mjeket ne polici per rryshfet, por ka pretenduar se eshte mesuar nga efektivet e policise te thote dicka te tille.
Menjehere pas perfundimit te seances 58-vjeçari eshet vene ne pranga nen akuzne e ‘deshmise se rreme’.Policia e Korçes 5 muaj me pare arrestoi mjekun kirurg Niko Nunka dhe ate reanimator Ismail Uzuni per vepren penale te ‘korrupsionit pasiv’, pas denoncimit te 58-vjeçarit, i cili pretendoi se mjeket i kishin kerkuar 20 mije leke te reja per kryerjen e nje operacioni ne temth te bashkeshortes se tij.
Top Channel