Januzaj jep shenjën e parë

03/04/2014 00:00

Shumë kombëtare, mes të cilave edhe Shqipëria e Gianni De Biasi-t, kanë shfaqur dëshirën për ta pasur në skuadër Adnan Januzajn. Por mesfushori i Manchester United duket se ka dhënë shenjat e para se cilin flamur do të përfaqësojë.

Gjatë stërvitjes së lojtarëve para ndeshjes me Bayern-in në Old Trafford, Januzaj është fotografuar me flamurin belg në palestrina. Ky fakt është konsideruar nga mediat belge si sinjal i fortë që 19 vjeçari, me origjinë nga Kosova, do të zgjedhë të luajë pikërisht me përfaqësuesen e vendit ku ai ka lindur.

Top Channel