Njerëzit e vështirë ju plakin, studimi: Trupi, plakje shtesë biologjike çdo vit
Indonezia do të paguajë 1.8 milion dollarë për të shmangur ekzekutimin me vdekje të një shtetasje të saj të dënuar për vrasje në Arabinë Saudite.
Gruaja e njohur me emrin Satinah ishte e punësuar si shërbëtore në shtëpinë e një familjeje saudite. Në vitin 2007, ajo goditi me grusht padronen e saj, e cila ra në gjendje kome dhe vdiq më vonë në spital.
Pas aktit, indoneziania u përpoq të largohej nga Arabia Saudite së bashku me një shumë parash të kursyera gjatë viteve të punës së saj në vendin arab, por u kap dhe doli para drejtësisë vendase. Ku pranoi se e kishte goditur padronen e saj, por se këtë e kishte bërë pas muajsh të tërë dhune sistematike të pësuar, madje edhe duke i përplasur kokën pas murit.
Pavarësisht kësaj, në fund të procesit gjyqësor gjykata e dënoi me vdekje. Vendimi i dënimit me vdekje do të ekzekutohej brenda datës pesë prill nëse familja e autores nuk siguronte dot 1.8 mln dollarët që gjykata kishte vendosur si dëmshpërblim për familjen e viktimës.
Familjarët e Satinah u vunë në lëvizje duke organizuar fushata ndërgjegjësuese në vendin e tyre për të mbledhur këto paratë. Shuma e parave të mbledhura ishte e konsiderueshme, por sërish jo e mjaftueshme për t’i shpëtuar jetën Satinha-së. Në momentin e fundit ndërhynë autoritetet vendase të cilat plotësuan shumën.
Vendimi i qeverisë për të ndihmuar shtetasen e saj nga shumë është përkrahur, por të shumta janë ata që e kundërshtojnë duke thënë se paratë publike nuk duhet të përdoren për të shpëtuar një person të dënuar me vdekje nën akuzën e vrasjes.
Top Channel