Bayern, darkë dhe birra pas ndeshjes

02/04/2014 00:00

Lojtarët e Bayern Munchen shijuan një banket bavarez që e shoqëruan me birrë pas barazimit 1-1 ndaj Manchester United, në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampioneve.

Edhe pse nuk fituan, futbollistët e klubit gjerman kanë një avantazh të lehtë për ndeshjen e kthimit në Mynih të mërkurën e ardhshme dhe për këtë arsye ishin shumë të gëzuar gjatë darkës.

Duke iu drejtuar të gjithëve, shefi ekzekutiv i klubit, Karl-Heinz Rummenigge i uroi për rezultatin e arritur duke e konsideruar “të shkëlqyer”.

“Nuk fituam, dolëm 1-1, por jemi të gëzuar”, tha Rummenigge.

Pep Guardiola ishte i qetë dhe i qeshur gjatë gjithë kohës edhe pse kishte kaluar një ndeshje të mbushur me tension.

Dita e mërkurë në mëngjes i gjeti sërish në fushën stërvitore bavarezët për një seancë rekuperimi në Leigh Sports Village.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel