Kryetari i Kuvendit Ilir Meta po viziton Danimarkën, një tjetër vend i rëndësishëm i BE-së që i tha ‘Jo’ statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në muajin dhjetor.

Ai u prit në Kopenhagen nga kreu i Parlamentit Mogens Lykketoft, i cili shprehu bindjen se avancimi  i  axhendës  europiane  të  Shqipërisë  do  ta  inkurajojë    dhe  përshpejtojë  procesin  e  reformave  dhe  progresit  në  vend dhe  rajon.

Ndërkohë Meta  tha  se  pavarësisht  vendimit  në  dhjetor,  Qeveria  shqiptare  është  e  vendosur  në  avancimin  e  reformave  qe  kërkon  vendi  dhe  Kuvendi  po  adreson  të    gjitha  prioritetet  e  Komisionit  Europian.

Ata ndanë  bindjen  se  marrëdhëniet  ndërparlamentare  mes  Shqipërisë  dhe  Danimarkës  do  të  hyjnë  në  një  fazë  më dinamike të  shkëmbimeve reciproke përmes krijimit të Grupit  të  Miqësisë.

Meta  e  njohu  homologun  danez  me axhendën  e  reformave  që  janë  ndërmarrë  në  Shqipëri  në  funksion  të  forcimit  të  institucioneve  dhe  rimëkëmbjes  ekonomike të vendit.

Top Channel