Moore në Tiranë, takim me krerët e vendit

01/04/2014 00:00

Presidenti Bujar Nishani ka pritur në takim drejtorin për Evropën
Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit Jonathan Moore.

Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës, kreu i shtetit dhe zoti Moore ranë dakort për rëndësinë që duhet të ketë lufta ndaj korrupsionit, reforma në drejtësi, si edhe reforma territoriale.

Me tej, zoti Moore ka theksuar se SHBA e konsideron Shqipërinë, si nje aleat te forte dhe kerkoi qe partite shqiptare te bashkepunojne ne Parlament dhe institucione te tjera per te arritur qellimin kryesor, integrimin europian te vendit. Duke e perqendruar biseden edhe tek 5-vjetori i anëtaresimit te Shqiperise ne NATO, siç thuhet me tej ne njoftim, kreu i shtetit Nishani eshte ndalur edhe tek zhvillimet ne Krime duke cilesuar se krahasimi mes kesaj te fundit dhe Kosoves eshte nje alibi e dobet, ndaj edhe Shqiperia sipas presidentit do te jete ne krah te Shteteve te Bashkuara dhe aleateve te saj ne qendrimet ndaj Rusise.

Zoti Moore eshte takuar edhe me kreun e opozites Lulezim Basha, i cili i ka shprehur shqetesimin per situaten politike ne vend.

Arbitrariteti i Qeverise ngushtimi i hapësirave ne Parlament dhe sulmi ndaj institucioneve te pavarura kane qene pikat ne te cilat eshte ndalur zoti Basha. Drejtori per Evropen Juglindore ne Departamentin Amerikan te Shtetit eshte takuar edhe me ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, nderkohe ne date 2 prill ne mbremje ai pritet te takohet edhe me kryeministrin Edi Rama pas kthimit te tij nga vizitat ne Berlin e Bruksel, ndersa ne 3 prill do te takohet me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

Top Channel