
Me ftese të Kryetarit të Parlamentit të Danimarkës, Mogens Lykketoft,
Kryetari i Kuvendit te Shqipërisë, Ilir Meta nisi një vizitë zyrtare në
Mbreterine e Danimarkës.
Kryeparlamentari shoqërohet nga deputetet Gramoz Ruci, Olta Xhacka të PS-së; Shpëtim Idrizi i PDIU-së, Agron Duka i PR-së dhe Musa Ulqini i PS-së.
Zyra e shtypit bën të ditur se kryetari i Kuvendit Meta u prit në Aeroportin e Kopenhagenit nga homologu i tij danez Lykketoft, i cili i rezervoi delegacionit shqiptar një pritje veçanërisht të ngrohtë. Dy homologët shprehen kënaqësinë e realizimit te kësaj vizite dhe shprehen bindjen se kjo do t’i shërbeje konkretizimit dhe forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare mes dy vendeve.
Gjate vizitës zyrtare dyditore në Danimarke, kryeparlamentari shqiptar do të pritet në Parlament nga homologu i tij dhe Presidiumi, nga Ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Peshkimit, nga Konfederata Daneze e Industrisë, nga Agjencia Daneze për Energjinë, nga Asambleja Parlamentare e OSBE me seli ne Kopenhagën si dhe nga Avokati i Popullit te Danimarkës.
Kryetari i Kuvendit Meta do të pritet edhe nga Madhëria e Saj Mbretëresha e Danimarkës dhe do të mbajë një fjalë të veçantë mbi rolin stabilizues të Shqipërisë në rajon në një Konference organizuar nga Shoqata Daneze për Politikën e Jashtme.
Top Channel