Man UTD përballë Bayern

01/04/2014 00:00

Sot fillon faza e çerekfinaleve të Champions League, ku përballja mes
Manchester United dhe Bayern Munich është ndër ato përballje klasike
europiane.

Edhe pse në një gjendje aspak pozitive në kampionat, duket se Manchester është një rival i rrezikshëm për këdo në Europë. Kështu e mendon edhe trajneri i Bayern, Pep Guardiola.

Gjermanët tashmë janë shpallur kampionë në kampionatin vendas dhe po kalojnë një formë të shkëlqyer, ndërkohë që ky sezon i Manchester është më i dobti i 24 viteve të fundit.

“Ndoshta Manchester nuk po shkon mirë në kampionat, por në Europë luan tjetër futboll. I njoh mirë Rooney, Ferdinand, VIdic apo Gigs, lojtarë me shumë kualitete. Në Champions luhet një ndeshje dhe për kaq ata reagojnë ndryshe nga kampionati. Ne do të përpiqemi të fitojmë, por nuk do të jetë e thjeshtë në “Old Traford””, thotë Guardiola.

Përballja tjetër e mbërmjes së sotme do të jetë ajo mes Atletiko Madrid dhe Barcelona-s. Për trajnerin e Atletico-s, Diego Simeone, përballja e mbërmjes së sotme mes skuadrës së tij dhe Barcelona-s do të jetë një përballje e dy mënyrave të ndryshme të lojës.

Simeone ka përballuar me sukses duelin me dy gjigandët spnajollë, Real Madrid dhe Barça, por tashm është Champions League që e vë sërish përballë katalanasve.

Nëse Barcelona ka arritur të fitojë dy herë Champions League në 2009 dhe 2011 falë një futbolli me shumë pasa të shpejta dhe të shkurtra, Atletico ka arritur të marrë suksese falë një ekipi kompakt dhe një mbrojtjeje solide.

“Nëse do të themi se ne jemi pretendentë në këtë ndeshje të sotme, atëherë do të tregoheshim arrogantë. Por nëse do të thoshim se është Barça pretendente, atëherë do të viktimizonim veten. Kjo do të jetë një ndeshje e një niveli shumë të lartë dhe kjo është më e rëndësishmja”, thotë Simeone.

Ndërkohë vlen të përmendet se kjo do të jetë një ndeshje mes dy sulmuesve ndër më të mirë të La Liga-s, Lionel Messi dhe Diego Kosta, një emër ky i fundit që me 25 golat e tij në kampionat tremb shumë.

Megjithatë, Tata Martino, trajneri i katalanasve, deklaron se çelësi për ta në këtë ndeshje është që të jenë Barcelona, sepse kjo është arma më e fortë.

Top Channel