Ferrari, zhvillim në të gjitha frontet

01/04/2014 00:00

“Në Malajzi mbajtëm një sjellje që rezultoi e dobishme dhe që na
mundësoi të kishim një veturë më konkurruese krahasuar me garën e parë”.

Është kjo analiza e drejtorit teknik të “Ferrarit”, James Allison, një ditë pas Çmimit të Madh të Malajzisë. Ai thotë se, pavarësisht fitores, e gjithë skuadra e di mirë se sa të mëdha janë sfidat që ka përpara.

“Nuk po anashkalojmë asgjë. Ndërhyrjet tek aerodinamika, power unit dhe mekanika, garë pas gare do të na ndihmojnë t’i afrohemi atij që kemi përpara”, deklaroi Allison.

Ndërkohë, lidhur me garën e fundjavës së kaluar, Stefano Dominicali, shef i ekipit të “kokëkuqes”, bëri këtë koment:

“Jemi të tretët në botërorin e pilotëve dhe të konstruktorëve dhe kjo na nxit të ruajmë përqendrimin. Nuk është më momenti i fjalëve, duhet të kalojmë tek veprimet”.

Nevojën për përmirësimin e kapaciteteve të makinës e shprehu edhe vetë piloti kryesor i “Ferrarit”, Fernando Alonso, që menjëherë pas garës së Malajzisë tha:

“Makina është gjithnjë e më shumë më konkurruese, por duhet të hedhim një hap më të madh përpara, sepse jemi ende pak mbrapa krahasuar me të tjerët”.

“Në xhirot e para gjithçka funksionoi mirë, bëmë një pit stop fantastik dhe në nisje nuk humbëm pozicione. Nuk jemi ende në krye, por jemi ndër të parët”, u shpreh spanjolli.

Top Channel