La Liga/Atletico Madrid mposht Gironën, fitorja e dytë radhazi
Përmes një komunikate zyrtare, Barcelona ka njoftuar se Victor Valdes është operuar me sukses në Gjermani dhe do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën 7 muaj.
Portieri, i cili u dëmtua të mërkurën e kaluar në takimin me Celta Vigo-n, ka mbyllur në mënyrën më të keqe eksperiencën e tij 10-vjeçare me katalanasit, duke qenë se e ka bërë të ditur prej kohësh mos rinovimin e kontratës me “blaugrana”-t, që skadon në Qershor.
Me këtë dëmtim të rëndë, për portierin spanjoll sfumohet edhe mundësia për të marrë pjesë në Botërorin e Brazilit, me kombëtaren e Spanjës.
Ndërkohë, sa i përket dëmtimeve, edhe sulmuesi i Real Madrid Jese është operuar në gju, për shkak se kishte këputur ligamentin kruciat, e në fund të ndërhyrjes ka publikuar foton në rrjetin social Tëitter.
Jese Rodriguez ka azhornuar tifozët e “Los Blancos” mbi kushtet fizike të tij, pas atij dëmtimi të pësuar në ndeshjen e kthimit për 1/8-at e Champions League kundër Schalke 04.
“Sot më kanë hequr penjtë”, është komenti i shkurtër shoqërues i fotos së plagës së operacionit në gju.
Top Channel