Dy ndeshjet e para çerekfinale të Champions League përfundojnë me rezultatin e barabartë 1-1. Manchester United në “Old Trafford” ka befasuar Bayern Monaco, duke kaluar në avantazh me serbin Vidiç në minutën e 58 të ndeshjes.
Por gjermanët nuk u dorëzuan, duke dominuar pjesën e mbetur të takimit. Goli i barazimit do të realizohej nga Schweinsteiger, 9 minuta pas golit të vendsave.
Bayern kërkoi të realizojë edhe golin e dytë, por nuk ia arriti të çante murin e ngritur nga anglezët. Në minutën e 90 të ndeshjes, autori i golit për gjermanët do të ndëshkohej me kartonin e kuq, i cili do t’i mohojë atij 90 minutat në ndeshjen e kthimit.
Ndërkohë, edhe ndeshja tjetër mes 2 ekipeve spanjolle përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Goli i parë u shënua nga madrilenët me brazilianin Diego, i cili lëshoi një të djathtë të fuqishme nga një distancë e largët. Ndërsa goli i barazimit për vendasit erdhi nga Neymar.
Me këto 2 rezultate Bayern dhe Atletico duken më të favorizuara, duke qenë se do të luajnë ndeshjen e kthimit në fushën e tyre.
Top Channel