Ukrainë, i shpëton jetën kundërshtarit
31/03/2014 00:00
Oleg Gusev, kapiteni i Dinamos së Kievit, pësoi një goditje shumë të fortë në fytyrë që e la pa ndjenja në ndeshjen e fundit të kampionatit ukrainas ndaj Dnipros.
Portieri doli duke kontrolluar topin me duar, por në të njëjtën kohë gjuri i tij i ngritur e godet fort në fytyrë Gusevin duke e lënë të shtrirë në tokë.
Kankava, një nga lojtarët kundërshtarë, arriti t’i jepte ndihmën e parë duke e përmendur e duke i shpëtuar jetën Gusevit pasi loja po vazhdonte dhe jo të gjithë e kishin kuptuar rëndësinë e incidentit.
Top Channel