Sërish urdhra skuderie për Masën

31/03/2014 00:00

Felipe Massa pati sërish punë me urdhrat e skuderisë, ato që e kanë “përndjekur” aq shumë tek Ferrari.

Një tjetër mesazh i thjeshtë nga inxhinieri i garës i kujtoi vitet e shkuara pilotit brazilian të Williams-it. Gara e Malajzisë ishte drejt fundit, Massa ishte në vendin e shtatë para shokut të tij të skuadrës (Valtteri Bottas) dhe në radio dëgjon: “Bottas është më i shpejtë se ty.”

I njëjti mesazh që i erdhi në vitin 2012 gjatë garës së Gjermanisë, ku Massa po kryesonte garën, ndërsa Alonso e ndiqte në vend të dytë. Atëherë, inxhinieri Rob Smedley i tha në radio: “Fernando është më i shpejtë se ty, kupton?”

Urdhrat e skuderive nuk lejoheshin në atë kohë, por mesazhi ishte i qartë. Massa duhet t’i hapte rrugën Alonsos. Braziliani e bëri hapur këtë gjë (frenim i fortë në vijë të drejtë) dhe e tregoi në ditët në vazhdim pakënaqësinë e tij.

Këtë herë Massa nuk ia vuri veshin “urdhrit” të skuderisë së tij dhe përfundoi garën para Bottasit. Pas garës, tha: “Edhe unë kisha mundësi të kapja Buttonin. Duhet të mendoj për veten.”

Top Channel