Komisioni Europian ka vendosur t’ja delegojë Qeverisë shqiptare të
drejtën për të menaxhuar ndihmat financiare që Shqipëria përfiton nga
BE. Lajmi u njoftua nga një konferencë e përbashkët e ministres së
Integrimit, Klajda Gjosha dhe atij të Financave, Shkëlqim Cani.

“Duke filluar nga sot, vetë Qeveria shqiptare do të jetë përgjegjëse për procedurat e prokurorimit dhe zbatimin e projekteve nën këto komponentë dhe jo delegacioni i Bashkimi Europian, sikurse ka funksionuar deri tani. Gjithçka u bë e mundur pas nënshkrimit të vendimit përkatës nga Komisioni Eurupian, ku Shqipërisë i jepet e drejta nga menaxhimi i këtyre fondeve në mënyrë të pavarur, duke konfirmuar kështu besimin e plotë që Brukseli i jep sërish Qeverisë shqiptare”, tha ministrja GJosha.

Ministri i Financave shpjegoi se efektet pozitive për ekonominë që vijnë nga ky vendim i Bashkimit Europian

“Sistemi i menaxhimit të decentralizuar ka një rëndësi të veçantë, pasi përshpejton procesin e anëtarësimit në BE, si dhe për politikat e zhvillimit kombëtar. Akreditim do të thotë certifikim kapacitetesh, do të thotë më shumë fonde, më shumë vende pune, më shumë të ardhura, sepse BE-ja na jep më shumë besim dhe njeh profesionalizmin e strukturave tona menaxhuese”, tha Cani.

Programi IPA 2013 i kanalizon ndihmat e Bashkimit Europian në 6 fusha, që nga forcimi i sistemit gjyqësor e deri tek investimet në infrastrukturë dhe mbështetja e bujqësisë dhe punësimit. 

Top Channel