
Java e 26 e Kategorisë Superiore është mbyllur me takimin Flamurtari-Partizani, që ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0, në Vlorë.
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të ditës së dielë, Vllaznia ka arritur të mposhtë në minutat e fundit Skënderbeun e arratisur, me një gol të shënuar nga Ndricim Shtubina, një fitore kjo tepër me vlera sa i përket luftës për mbijetesë.
Për momentin, shkodranët duken disi më të qetë, pasi kanë kapërcyer jo vetëm Tiranën, por edhe Flamurtarin, edhe pse me vlonjatët janë në kuotë të barabartë pikësh. Kjo ishte fitorja e dytë për veriorët, nën drejtimin e trajnerit malazez Haxhiosmanoviç, pas asaj të siguruar një javë më parë ndaj Laçit, në transfertë.
Vlen të theksohet një traversë e goditur nga kapiteni i korçarëve, Bledi Shkëmbi, disa minuta para fundit të takimit, pas të cilit erdhi dhe goli i avantazhit të shkodranëve.
Në Kavajë, takimi mes Besës vendase dhe Kukësit ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit që, edhe pse minimale, u ka siguruar kuksianëve marrjen e vendit të dytë në klasifikim me 44 pikë, 3 më shumë se laçianët dhe 2 më shumë nga Partizani.
Golin për ekipin e Kukësit e ka shënuar Boja, në pjesën e dytë, ndërkohë që në “vallen” e mbijetesës është futur tashmë edhe skuadra kavajase.
Në “Niko Dovana” të Durrësit, ekipi i Teutës ka mposhtur 1-0 krutanët, me një gol të Bathës që në minutën e 4-t të takimit, edhe pse krutanët kishin nevojë jetike për pikë, pasi tani janë të rrezikuar po aq sa Lushnja për të zbritur në Kategorinë e Parë.
Java e 26 e Superiores u hap të shtunën me takimin në “Qemal Stafa”, ku Tirana mposhti 2-0 Laçin, me gola të Kahata-s dhe Morinës.
Renditja e Kategorisë Superiore, pas javës së 26
01. Skënderbeu 54 pikë
02. Kukësi 43 p
03. Partizani 41 p
04. Laçi 40 p
05. Teuta 39 p
06. Besa 34 p
07. Vllaznia 32 p
08. Flamurtari 32 p
09. Tirana 31 p
10. Kastrioti 26 p
11. Lushnja 26 p
12. Bylis 24 p
Shenim. Bylis, i ndeshkuar me renie nga kategoria nga FSHF, të gjitha ndeshjet e tij deri në fund të sezonit do të llogariten me rezultat 3-0 në tavolinë, në favor të ekipeve kundërshtare.
Renditja e Kategorisë së Parë, pas javës së 23-të
01. Elbasani 49 pikë
02. Apolonia 47 p
03. Tërbuni 40 p
04. Dinamo 36 p
05. Butrinti 35 p
06. Tomori 35 p
07. Shkumbini 33 p
08. Pogradeci 32 p
09. Luftëtari 28 p
10. Ada 28 p
11. Burreli 26 p
12. Mamurrasi 22 p
13. Veleçiku 22 p
14. Kamza 22 p
15. Himara 21 p
16. Albpetrol 21 p
Top Channel