F1, Hamilton fiton në Malajzi

30/03/2014 12:00

Një Mercedes tërësisht dominues arriti të ngjiste të dy pilotët e tij në majën e podiumit, por kampioni i botës në fuqi, Sebastian Vettel dhe Ferrari i Fernando Alonsos shfaqën shenja të qarta përmirësimi nga Australia.

I nisur nga vendi i parë, Hamilton nuk e vuri asnjëherë në diskutim suksesin, duke udhëhequr gjatë të gjithë kohës garën. Pas shokut të skuadrës, Rosberg nuk pati ndonjë vështirësi as ai në ruajtjen e vendit të dytë.

Nga ana e tij, Vettel, i cili në garën e parë të sezonit u tërhoq pa pikë, u rikthye protagonist, duke u renditur në vendin e tretë, përpara Alonsos që i dha jetë për shumicën e garës një dueli emocionues me Ricciardon (Red Bull) e tërhequr dhe Hulkenbergun e vendit të pestë.

“Punë e paqme. Nuk jemi ende atje ku dëshirojmë, por kjo ishte një garë e mirë e cila duhet të na bëjë optimist për të ardhmen”, tha Vettel në komunikimin radio pas përfundimit të garës.

I goditur nga shumë probleme, Raikkonen nuk mundi të mbyllte garën në zonën e pikëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA