
Partia Demokratike denoncoi të shtunën emërimin e një tjetër drejtuesi, i cili ka qenë me precedentë penale.
Sipas selise blu, kryeinxhinieri i CEZ-it në Durrës, të Plator Mehmetit, i dënuar në vitin 2008 për shpërdorim detyre, i cili sipas auditit të kohës, i shkaktoi shtetit 3 milionë euro dëme
Ndërsa energjia elektrike po bëhet më e shtrenjtë për qytetarët, dhe pritet më tej rritja e çmimit, teksa faturat aforfe janë shtuar, kur ndërprerjet e energjisë janë bërë të modës, në krye të CEZ-it në Durrës, rilindasit kanë vendosur një të dënuar për korrupsion, i cili ka bërë të paktën 9 muaj burg në vitet 2008-2009, për shpërdorim detyre.Plator Mehmeti, i arrestuar në vitin 2008 dhe i dënuar më pas nga gjykata e Durrësit për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, është rikthyer në ndërmarrjen e tij, si kryeinxhinier.Ai është dënuar nga drejtësia, pikërisht për abuzimet që ka kryer si ish-kryeinxhinier i KESH-it në vitet 2003-2006. Sot, KESH-i i Durrësit quhet CEZ-i i Durrësit, por kryeinxhinier është sërish i njëjti, i dënuari për korrupsion, tashmë i rilindur”, tha zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.
Reagon CEZ: Akuzat e pavërteta
Ndërkohë ka reaguar CEZ Shpërndarje që përmes një deklarate hedh poshte akuzat e ngritura nga Partia Demokratike.
Duke e quajtur reagimin e opozitës ‘fushate deshperuese per te perbaltur individe qe kontribuojne me vlerat e tyre profesionale’, CEZ Shpërndarje deklaron se keto pretendime synojne te manipulojne opinionin publik, por ato i rrezojne institucionet e Drejtesise dhe vendimet gjyqesore.
‘Sqarojme se Plator Mehmeti ne detyren e kryeinxhinierit ne Durres ne deshmine e tij te penalitetit te dates 11. 11 . 2013 rezulton se nuk ka qene asnje dite i denuar per asnje lloj kundravajtje penale, sikunder pretendon Partia Demokratike. Kompania CEZ Shperndarje eshte krejtesisht e hapur per te vene ne dispozicion cdo document qe disponon per te verifikuar punonjesit e saj’, përfundon deklarata e CEZ Shpërndarje.
Top Channel