
Barcelona fitoi 1-0 mes shumë polemikash derbin ndaj Espanjolit dhe ngjitet përkohësisht në krye të La Liga-s.
Katalanasit krijuan shumë raste në portën kundërshtare, por të gjitha u shpërdoruan në momentin e fundit. Në minutën e 77 Messi shndërroi në gol një 11-metërsh paksa të dyshimtë të dhënë nga gjyqtari i ndeshjes Cornella-El Prat.
Në fund Espanyol u detyrua t’i luajë 7 minuta me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të portierit Lopez. Pas triumfit në El Classico kjo është fitorja e dytë radhazi që Barca e fiton falë një 11-metërshi të dyshimtë.
Në ndeshjet e tjera të Primera Division, Reali dhe Atletico mbajtën gjallë shpresat e tyre për titullin kampion duke fituar takimet e tyre.
Për Atleticon, fitorja ishte me shumë vlera, e arritur në fushën e vështirë të Bilbaos, ndërsa Reali i Madridit nuk e diskutoi suksesin ndaj Vallecanos, të mposhtur me rezultatin 5-0.
Top Channel