Bajerni barazon me mendjen te Champions

29/03/2014 00:00

Hofenhajmi ndal serinë e fitoreve të Bajernit, tifozët e të cilës nuk kanë mundur të festojnë ashtu sic duhet titullin kampion të fituar një javë më parë ndaj Mainzit.

Formacioni bavarez i përbërë më shumë me lojtarë stoli barazoi 3-3 në Allianz Arena, ndërkohë që dukej qartë se Guardiola e kishte mendjen te sfida e të martës në Champions ndaj Manchester United.

Modeste kaloi miqtë në avantazh në minutën e 23, ndërkohë që kundërpërgjigjja e Bajernit ka qenë shumë e shpejtë. Brenda 9 minutave bavarezët shënuan 3 gola, 2 herë me Pizarron dhe një herë me Shaqirin. Në fund të pjesës së parë Salihovic ngushtoi diferencën e golave, ndërsa në të dytën Firmino vulosi barazimin.

Top Channel