Veriu i Kosovës tremb EULEX-in
28/03/2014 00:00
As njësitet e EULEX-it nuk ndihen të sigurta që të dalin në veri të Kosovës. Edha ato kanë frikë që të operojnë në atë zonë.
Kështu, një njësit i këtij misioni ka refuzuar urdhërin për bastisjen e një banese në Zubin Potok, që thuhet se i përket një të dyshuari për vrasjen e policit kosovar Enver Zymberaj.
Sipas gazetës “Tribuna”, prokuroria në Mitrovicë ka kërkuar sqarime nga drejtuesit e njësisë së EULEX-it për shpërfillje të urdhërit, por kanë marrë një përgjigje të tipit: “Nuk kemi ardhur të vdesim në Kosovë”.
Top Channel