Mandzukiç-Drogba në planet e Juves

28/03/2014 19:50

Me Champions League që do të jetë objektivi i parë i Juventusit në sezonin e ardhshëm, Antonio Conte dëshiron një goditje tjetër në merkato.

Qëllimi i trajnerit të Juventusit është që të bashkangjisë një yll të ri përkrah Carlos Tevezit.

Sipas “Tuttosport”, objektivi kryesor i torinezëve është shndërruar golashënuesi i Bajernit, 27-vjeçari Mario Mandzukiç.

Me Leëandoëskin që do të mbërrijë në “Allianz Arena” në sezonin e ardhshëm, hapësirat për sulmuesin kroat pritet të reduktohen dhe Mandzukiç ka dhënë sinjale se do të ishte i gatshëm të konsideronte një të ardhme larg Mynihut.

Problemi i vetëm, sipas gazetës është diferencat ekonomike, me Bajernin që pretendon 30 milionë euro dhe kampionët e Italisë që janë të gatshëm të ofrojnë deri në 20.

Në mungesë të Mandzukiç, për sulmin e ardhshëm të Juventusit po studiohet edhe alternativa Drogba.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA