15 vjet pas bombardimeve të NATO-s, një organizatë serbe e quatjtur “Gratë në të Zeza” ka protestuar kundër dhunës dhe spastrimit etnik të kryer ndaj shqiptarëve.

Nën thirrjen “Kujtojmë krimet në Kosovë”, këto gra parakaluan në qendër të Beogradit duke kërkuar nga qeveria e re serbe të zbulojë të vërtetën dhe të dhënat për të zhdukurit gjatë kohës së bombardimeve në Kosovë dhe të hapë varrezat masive në të cilat janë mbetjet mortore të shqiptarëve nga Kosova. Në parulla që mbanin gratë ishin të shkruara emrat e vendeve të krimit mbi shqiptarët në Kosovë, ndër to Suhareka, Raçaku, Podujeva, Dubrava etj.

Dy motra të ndara prej 40 vitesh janë bashkuar falë Facebook-ut. Jetonin larg njëra-tjetrës pasi jeta i kishte ndarë dy motrat e rritura pa prindër, duke e dërguar njërën në Novi Pazar e tjetrën në Prizren. Kimete Colic dhe Naile Hoxha u ribashkuan pasi fëmijët dhe nipërit e tyre kishin arritur të vihen në kontakt në Facebook.

Në rrjetin social duket se gjetja e njerëzve të afërm është kthyer në një trend. Një 27-vjeçare nga Pensilvania arriti të gjejë nënën e saj bioliogjike e cila e kishte braktisur katër orë pas lindjes në banjon e një fast food-i. Katheryn Deprill ka postuar në Facebook historinë e saj me shpresën se do të binte në kontakt me të ëmën dhe dëshira e saj u plotësua. Pas takimit, vajza ka treguar se si dëshironte vetëm ta përqafonte nënën dhe mos ta lëshonte kurrë.

Humbi këmbët për shkak të pirjes së duhanit dhe tashmë dëshiron që imazhi i saj të bashkëngjitet në të gjitha paketat e cigareve. Victoria Marks u prek nga një sëmundje e rrallë për shkak të duhanit, gjë që e detyroi që t’i priten këmbët. “Në paketat e cigareve qeveria duhet të përdorë imazhe shokuese dhe unë kërkoj që të vendoset imazhi im në mënyrë që të rinjtë të kuptojnë se çfarë rrezikojnë”, thotë Victoria.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta