Humbja e dytë për kombëtaren U-17
28/03/2014 00:00
Kombëtarja shqiptare U-17 pësoi humbjen e dytë në “Elite Round” duke i dhënë fund shpresave për t’u kualifikuar në finalet e Europianit të kësaj moshe.
Përfaqësuesja jonë e drejtuar nga Mustedanagiç u mund 1-0 nga Anglia, ndërsa në ndeshjen e parë kuqezinjtë e vegjël u mundën 2-1 nga kombëtarja italiane.
Golin e Shqipërisë në këtë takim e shënoi kapiteni Bare. Në këtë grup, Anglia kryeson e para me 6 pikë dhe ka shumë shanse për t’u kualifikuar për në fazën finale të Europianit.
Ndeshja e fundit e kombëtares tonë do të jetë ajo me Cekinë që do të luhet më 31 Mars.
Top Channel