
Komisioni Hetimor për Lëvizjet dhe Shkarkimet në Polici ka miratuar edhe listën për seancat dëgjimore në 7 dhe 8 prillit të këtij viti, ku përfshihen të gjithë drejtuesit e lartë të uniformave blu të larguar nga detyra dhe ata aktualë.
Listës së publikuar nga kreu i këtij komisioni, deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka shtuar edhe Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri si edhe ish-Nëndrejtorin e Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj.
Arben Ristani, deputet i PD: Hysni Burgaj, Artan Didi, Muhamet Rrumbullaku, Altin Qato, Sokol Bizhga, Perlat Çullhaj, Haki Çako, Neritan Nallbati, Hidajet Fasko, Ilirjan Balla, Artur Mitro, Artion Duka, Ilir Proda, Gëzim Zhuplaj, Aleks Hajdari, Veli Haklaj, Ismail Elezi, Bernard Çullhaj, Edmond Liçaj, Erzen Breçani, Lulzim Melaj, Fatmir Biçaku…
Taulant Balla, deputet i PS: Paraqes kërkesën tonë, që pjesë e këtij procesi të ftohet edhe Ministri i Brendshëm, zoti Tahiri. Gjithashtu do t’i kërkoja Komisionit Hetimor që pjesë e hetimit të jetë edhe ish-nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, zoti Agron Kuliçaj.
Në mbledhjen e radhës Komisioni zbardhi dokumentacionin shtesë që do t’i kërkojë policisë dhe që sipas ekspertëve nuk ishte në dokumentacionin që ata kishin në dispozicion.
Top Channel