Gjosha: Po punojmë për përmbushjen e kritereve

28/03/2014 00:00

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha siguroi partnerët vendas dhe të
huaj se Qeveria shqiptare ka vullnet të plotë për përmbushjen e 5
prioriteteve kyçe, të cilat janë kusht për marrjen e statusit të vendit
kandidat në qershor.

Duke e cilesuar integrimin si pikesynim strategjik per Shqiperine, qe mbeshtete nga te gjitha forcat politike dhe shumica derrmuese e shqiptareve, ministrja e Integrimit foli per hapa te matshem dhe konkrete qe Qeveria po ben per reformen ne administraten publike, pavaresine e gjyqesorit, luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.

“Qeveria me mbeshtetjen e Bashkimit Europian eshte e angazhuar maksimalisht per permbushjen e pese prioriteteve kyçe. Masat konkrete qe do te ndermerren ne keto 5 fusha jane te perfshira ne planin qe ne kemi hartuar, me afate te qarta, pjesa me e madhe e te cilave brenda muajit maj, ne menyre qe edhe rezultate te shkojne tek vendet anetare per te pare progresin tone dhe pastaj te vendosin per statusin ne qershor”, u shpreh Gjosha.

Nje nga sfidat me te medha te Shqiperise ne rrugen e saj te integrimit europian eshte pergatitja e ekonomise per t’u perballur me konkurrencen e prodhimeve europiane dhe sipas ministres Gjosha, Shqiperia po punon shume per ndertimin e nje ekonomie te qendrueshme dhe konkurruese.

Top Channel