F1, Vettel i kënaqur me vendin e tretë
28/03/2014 00:00
Sebastian Vettel është i kënaqur me rezultatin e tij në provat e lira të Cmimit të Madh të Malajzisë ku gjermani i Red Bullit regjistroi kohën e tretë më të mirë.
Ai deklaroi se kjo ishte një ditë e mirë për të dhe se ndihet mirë që është mes të parëve.
“Mendoj se ishte një ditë e mirë për ne edhe pse kohët e të premtes nuk janë të rëndësishme. Gjithsesi, ndihesh mirë kur je mes të parëve”, tha katër herë kampioni i Formulës 1.
“Kemi ende disa probleme me elektronikën që kërkojnë zgjidhje”, shtoi Vettel.
Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Malajzisë do të zhvillohen të shtunën në orën 09:00, ndërsa gara të dielën në orën 10:00. Të dyja këto evente mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.
Top Channel