F1, dominim i Mercedes në provat e lira

28/03/2014 00:00

Nico Rosberg ka qenë më i shpejti në sesionin e dytë të provave të lira të Cmimit të Madh të Malajzisë. Piloti i Mercedes ka regjistruar kohën 1’39”909 duke lënë pas Raikkonen (Ferrari) dhe Vettel (Red Bull) në pistën e Sepangut.

Pas tyre vijnë Hamilton, Alonso, Massa, Ricciardo dhe Button në një sesion ku 12 pilotët e parë janë “grumbulluar” në vetëm 1 sekondë distancë.

Të gjitha skuadrat kanë punuar shumë me gomat në një pistë me temperaturë të lartë asfalti dhe është dhënë përshtypja se Mercedes dhe Williams janë kursyer paksa.

Tjetër sesion i keq për Lotusin: Pastor Maldonado nuk ka dalë fare në pistë ndërsa Romain Grosjean ka pasur probleme mekanike.

Ja të gjitha kohët e provave të lira:

1. Nico Rosberg (Mercedes) 1:39.909
2. Kimi Raikkonen (Ferrari) 1:39.944
3. Sebastian Vettel (Red Bull-Renault) 1:39.970
4. Lewis Hamilton (Mercedes) 1:40.051
5. Fernando Alonso (Ferrari) 1:40.103
6. Felipe Massa (Williams-Mercedes) 1:40.112
7. Daniel Ricciardo (Red Bull-Renault) 1:40.276
8. Jenson Button (McLaren-Mercedes) 1:40.628
9. Valtteri Bottas (Williams-Mercedes) 1:40.638
10. Nico Hülkenberg (Force India-Mercedes) 1:40.691
11. Jean-Éric Vergne (Toro Rosso-Renault) 1:40.777
12. Kevin Magnussen (McLaren-Mercedes) 1:41.014
13. Adrian Sutil (Sauber-Ferrari) 1:41.257
14. Daniil Kvyat (Toro Rosso-Renault) 1:41.325
15. Esteban Gutiérrez (Sauber-Ferrari) 1:41.407
16. Sergio Pérez (Force India-Mercedes) 1:41.671
17. Romain Grosjean (Lotus-Renault) 1:42.531
18. Max Chilton (Marussia-Ferrari) 1:43.638
19. Jules Bianchi (Marussia-Ferrari) 1:43.752
20. Marcus Ericsson (Caterham-Renault) 1:45.752
19. Kamui Kobayashi (Caterham-Renault)  pa kohë
21. Pastor Maldonado (Lotus-Renault)  pa kohë

Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Malajzisë do të zhvillohen të shtunën në orën 09:00, ndërsa gara të dielën në orën 10:00. Të dyja këto evente mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel