Endira Bushati legalizon vjedhjen

28/03/2014 00:00

Në mënyrë të qëllimtë, me një akt antiligjor dhe të paprecedentë, në
shpërdorim të plotë të detyrës, kryetarja në detyrë e Autoritetit të
Mediave Audiovizuale ka nxjerrë së fundmi, të parin vendim në historinë e
institucioneve shqiptare që ligjëron hapur vjedhjen.

Nen pretendimin se Top Channel dhe Klan nuk mbulojne me sinjal disa zona te vendit dhe popullates sipas kritereve te percaktuara ne licence, AMA dha nje tjeter deshmi se ajo jo vetem eshte e paafte te kontrollojë piraterine, por e stimulon dhe mbron ate me qellim.

Ndonese me mandat te perfunduar, zonja Bushati ne nje mbledhje te thirrur dy dite me pare, me vendimin nr 4 te dates 26 mars urdheron kablloret te marrin sinjalin dhe programet e Top Channel, Klan dhe TVSH, pasi sipas saj te treja keto subjekte nuk kane plotesuar kriteret e mbulim me sinjal.

Ky vendim merret ne nje kohe, kur keto televizione kane ngritur fort zerin kunder vjedhjes dhe piraterise qe kablloret bejne me sinjalin e tyre dhe eshte tentative e dyte qe zonja Bushati ben ne pak muaj per te demtuar televizionet kombetare ne raport me te tretet per te drejten e tyre televizive dhe ne te gjitha rastet argumentimet kane qene te ndryshme.
 
Ky vendim perveçse i jashteligjshem, mbart disa kontradikta.

Kontradita e pare e vendimit te fundit te AMA-s lidhet me faktin se nga njera ana ky institucion shprehet zyrtarisht permes kryetares Bushati se nuk kontrollon dot kablloret pa license dhe ato qe ka licensuar vete, por nga ana tjeter paskerka mundesine qe te kontrolloje sinjalin e televizoneve kombetare ne çdo cep te Shqiperise, edhe ne zonat te largeta te saj. Edhe pse keto matje jane te pabesueshme dhe jane kundërshtuar nga te gjithe televizionet. Permes shkresave Top Channel ka vene ne dijeni AMA-n se mbulon me sinjal mbi 84 perqind te territorit dhe mbi 90 perqind te popullsise, duke respektuar plotesisht kushtet e licenses.

Por, per te treguar se sa qesharake jane matjet qe pretendon se ka kryer zonja Bushati mjafton vetem nje fakt ne te ashtuquajturin raport te saj. Sipas matjeve te zonjes Bushati, asaj i rezulton se televizionet kombetare nuk mbulokan dot me sinjal qytetet e medha te vendit, perfshire edhe Tiranen.

Kontradikta e dyte lidhet me faktin se zonja Bushati e vendos detyrimin ne favor te operatoreve kabllore, te cilet vjedhin dhe piratojne sinjalin televiziv te Top Channel e Klan, pa asnje lloj te drejte dhe pa autorizimin e televizioneve kombetare, nderkohe qe pergjate gjithe ketyre muajve dhe viteve, zonja Bushati eshte akuzuar se nuk ka marre asnje mase kunder ketyre pirateve.

Masa qe ajo merr tani eshte te legalizoje hapur vjedhjen, duke perifrazuar nje nen qe sipas saj e lejon te vendose transmetimin e sinjalit te televizioneve kombetare ne menyre te njeanshme. Neni ne te cilin ajo e mbeshtet vendimin nuk ka te beje me transmetimin e te gjithe sinjalit te televizioneve kombetare, por flet per programe te caktuara, te cilat perbejne interes per publikun. Dhe per me teper, vendimet per keto merren rast pas rasti. Prandaj, pavaresisht tisit ligjor qe zonja Bushati mundohet t’i jape nje vendimi ilegal, baza ligjore e saj eshte e pasakte.

Per te gjitha keto shkaqe duket se vendimi i fundit i AMA-s jo vetem eshte tendecioz, por edhe i rende pasi tashme institucionalizon dhe mbron vjedhjen.

Por, ka dhe nje çeshtje tjeter permes te ciles AMA e rendon me shume situaten ku ka futur veten kryetarja ne detyre e AMA-s. Me vendimin e fundit ajo u jep te drejte kablloreve jo vetem te piratojne produktin televiziv nga Top Channel, Klan dhe TVSH, por nuk i detyron ata per asnje pagese duke zhbere çdo investim finaciar e intelektual qe televizionet kombetare bejne e qe normalisht duhet te mbrohen me ligj nga shteti shqiptar. Ligji ngarkon AMA-n ne kete funksion, por me qellim, ne shperdorim te plote te detyres, ne shkelje te ligjit kryetarja ne detyre e saj ka vendosur te sfidoje jo vetem operatoret, por edhe ligjin per te favorizuar vjedhjen, piraterine dhe interesat e vogla e personale te saj.

Ne kemi krijuar bindjen qe nga teresia e veprimeve te saj ne vazhdimesi, vendimarrja e zonjes bushati duhet ti nenshtrohet organeve te ndjekjes penale.

Top Channel