
Në kuader te sensilibizimit për dhurim vullnetar të gjakut dhe për të
shtuar rezervat e gjakut në spitale Kryqi i Kuq Shqiptar i është
drejtuar Drejtorisë së Policisë së Elbasanit për të bashkëpunuar në këtë
drejtim.
Kerkeses se Kryqit te Kuq i jane pergjigjur te gjithe punonjesit e policise te cilet kane dhuruar gjak ne ambientet e drejtorise. Ka qene drejtori Neritan Nallbati i cili dhuroi gjak i pari per t’u ndjekur me pas nga koleget.
Mjeket bejne thirrje per dhurim gjaku si nje nga aktet me humane per te shpetuar nje jete ne rrezik. Gjak mund te dhurojne personat e moshes 18-60 vjec me peshe trupore mbi 50 kg dhe qe gezojne shendet te mire. Sasia qe dhurohet eshte 350-400 ml dhe eshte e paperfillshme per nje fizik te shendetshem, ajo rekuperohet nga organizmi brenda 24-48 oreve.
Top Channel