Berisha, protagonist për keq në Australi

28/03/2014 00:00

Sulmuesi Besart Berisha bëhet sërish protagonist në kampionatin australian, por edhe këtë herë jo me golat e tij.

28-vjeçari nga Prishtina bëri një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj portierit të skuadrës së Melburnit, gjë e cila i shtyu mediat sportive australiane ta etiketojnë Berishën si një futbollist që kërkon ta marrë topin medoemos, pavarësisht se çfarë mund t’i bëjë kundërshtarit.  

Pasi e kanë lavdëruar për aftësinë e tij shumë të mirë për të shënuar gola, mediat australiane e kanë krituar Berishën për lojën e ashpër gjë e cila mund të bëhet shkak për përfundimin e karrierës futbollistike të ndonjë kundërshtari të tij.

Berisha po luftonte për një top të diskutueshëm me portierin kundërshtar. Sulmuesi e arriti i pari topin por pasi e shkeli atë, këmba e tij u ngrit duke shkuar në fytin e kundërshtarit.

Pas këtij incidenti fatkeq, Berisha doli duke qarë nga fusha.

Sulmuesi vinte në këtë ndeshje pas pezullimit 1 javor për shkak të kartonit të kuq që mori më 14 mars në ndeshjen me Sidnejin. Sulmuesi i kombëtares shqiptare bëhet dhe futbollisti i parë në kampionatin australian që merr 3 kartona të kuq brenda një sezoni.

Top Channel