
Nga podiumi i Kuvendit, Kryeministri Edi Rama deklaroi se reforma
territoriale duhet dhe të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar.
Ne koment te pergjigjes negative të kreut të opozitës, Lulzim Basha për takim mbi ftesën që iu drejtua prej tij për këtë reformë, Kryeministri numëroi të gjitha arsyet përse reforma është emergjente, pasi ka dalë nga kontrolli, tha ai, menaxhimi i territorit te copezuar ne 390 njesi.
“Reforma ka impakt të madh ekonomik dhe social, impaktin që i duhet Shqipërisë me patjetër, shtysën që i duhet Shqipërisë për të hyrë në një epokë tjetër dhe për të mos u marrë zvarrë nga 400 forume dhe nga 400 drejtues, në 400 komuna dhe Bashki që e bëjnë të pamundur menaxhimin e integruar të transportit që e bëjnë të pamundur menaxhimin e integruar të ujit dhe mjafton të kuptojmë gjendjen në këto fusha për të kuptuar pse duhet reforma. Çfarë kërkon opozita nuk arrij dot ta kuptoj? Kërkon të kushtëzojë Parlamentin, jo thjesht Komisionin? Që do të thotë që kërkon t’i japë vetes të drejtën që ta bllokojë Komisionin dhe duke bllokuar Komisionin të mos lejojë reformën të bëhet, por ne nuk kemi mundësi ta shtyjmë më këtë reformë. Ne i kemi votat për ta kaluar këtë reformë. Ne i kemi marrë mbështetje të plotë ndërkombëtare për këtë reformë, nuk kemi mundësi të presim, por duam t’i bëjmë të gjitha që të ulemi së bashku”, tha Rama.
Kreu i Qeverise rigarantoi opoziten per nje reforme te miratuar bashkarisht ne Kuvend, duke i kerkuar te zhvishet nga çdo frikë se arsyet janë politike dhe lidhen me zgjedhjet e ardhshme.
“Reforma nuk ka impakt në Kodin tonë Zgjedhor, ka zero impakt. Ne nuk kemi asnjë prirje dhe nuk kemi asnjë qëllim të prekim qarqet, të cilat lidhen drejtpërdrejt me Kodin Zgjedhor, apo të prekin çfarëdoqoftë tjetër që përcakton Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.
Kete deklarim shefi i Qeverise e beri teksa opozita ishte larguar nga salla, largim qe u parapri nga fjala e kreut te grupit demokrat Edi Paloka. Numri një i demokratëve në sallen e Kuvendit dha arsyet se perse opozita nuk mund te ulet ne tryeze me Qeverine per kete reforme, arsye qe me shume sesa me vete ndarjen territoriale jane kushte qe lidhen me te tjera çështje.
“Tërhiquni nga të gjitha shkeljet, nga çdo hap i pamatur, tërhiquni nga sulmet ndaj Presidentit, tërhiquni nga marrja e kompetencave të Presidentit, tërhiquni nga sulmet ndaj Shërbimit Sekret, tërhiquni nga sulmet ndaj çdo institucioni”, tha Paloka.
Ne kete qendrim demokratet mberriten pas nje seance te tensionuar serish, ku etika parlamentare e javes se shkuar ishte kryefjala e diskutimeve, ku palet akuzuan njeri-tjetrën për tejkalim te saj.Deputetë të opozitës krijuan zhurmë gjatë fjales së kreut te ekzekutivit, per legalizimet falas qe Qeveria miratoi nje dite me parë.
Opozita kerkoi qe terheqjen e kreut te qeverise nga ai qe ata cilesuan fjalor te papranueshem, ndersa deputeti socialist Taulant Balla kerkoi zbatimin e rregullores per ish-Kryeministri Berisha per perjashtmin e tij dy jave nga Parlamenti, per fjalorin e perdorur prej tij.
Përplasja për legalizimet
Berisha: S’e jep dot tokën falas. Rama: Procesi sipas premtimit
“Kur të thoja unë që s’mund të japësh falas tokën e tjetrit, ky thoshte falas. Tani përballu me ta, se ata janë të fjalës”. Kjo deklaratë e ish-kryeministrit Berisha ka rikthyer në podiumin e Kuvendin kreun e ekzekutivit Edi Rama, për të sqaruar vendimin e qeverisë për legalizimet.
Rama tha se në ndryshim nga qeveria parardhëse, që përveç se shkaktoi kaos në dokumentacionin e ALUIZNI-t dhe legalizoi kur ishte në ikje objekte pranë monumenteve të kulturës apo vijës bregdetare, kjo qeveri është e vendosur ta kryejë këtë proces ashtu siç kishte premtuar.
“67 mijë familje që kanë ndërtuar në tokë të tyre do të legalizohen falas dhe ata që kanë ndërtuar në tokë të shtetit apo pronarëve të tjerë do të legalizohen me çmim simbolik. Ata që do të paguajnë menjëherë kanë favorizim dhe ata që nuk kanë mundësi do të legalizohen me kufizim hipotekor. Dhe ai kufizim hipotekor do të mbetet aty për t’u paguar në kohë”, deklaroi Rama.
Kufizim hipotekor do të thotë që ata mund ta zhvillojnë ndërtimin e tyre duke e shituar apo dhënë përmes transanksionit, me kusht që ai që e merr të bjerë dakord se e njeh detyrimin ndaj shtetit, sqaroi kreu i qeverisë. Rama u ndal edhe në sqarimin e një tjetër favorizmi që bën vendimi për legalizimet.
“Do t’u ulet 10% çmimi i legalizimit, në mënyrë që të paguajnë energjinë elektrike dhe do t’ua lëmë si kufizim hipotekor. Dhe pas dy vjetësh, kur të paraqiten jo me para por me fatura të pagimit të energjisë, do t’u hiqet kufizimi hipotekor. E bëjmë këtë sepse duam t’i fusim në sistem”, shtoi Rama.
Top Channel