Masters 1000 Miami, eliminohet Federer

27/03/2014 00:00

Roger Federer është eliminuar nga turneu Masters 1000 i Miamit pasi u mund nga japonezi Kei Nishikori në 2 orë e 8 minuta lojë.

Tenisti zviceran pati shumë probleme me shërbimin e parë gjatë gjithë takimit, por pavarësisht kësaj arriti të fitonte setin e parë 6-3.

Gjithçka u ndërlikua në setin e dytë, ku japonezi i mori shërbimin tre herë dhe fitoi setin me rezultatin 7-5.

Edhe seti i tretë ishte për japonezin i cili e fitoi atë me rezultatin 6-4.

Në çerekfinalen tjetër të këtij turneu, Novak Djokovic fitoi 7-5 dhe 6-3 ndaj britanikut Andy Murray, duke eliminuar kështu kampionin në fuqi.

Sot do të luhen dy çerekfinalet e tjera të këtij turneu: Berdych-Dolgopolov dhe Nadal-Raonic.

Top Channel