F1, Alonso e Raikkonen: Duhet përmirësim

27/03/2014 00:00

Fernando Alonso dhe Kimi Raikkonen i kanë dërguar një mesazh të përbashkët Ferrarit: “Duhet të përmirësohemi!”

Në prag të fundjavës së Cmimit të Madh të Malajzisë, dy pilotët e “Kokëkuqes” kërkojnë një makinë më të shpejtë për t’iu përgjigjur konkurrencës.

Finlandezi tha në konferencën për shtyp se problemi i Ferrarit është aseti i makinës: “Po mundohemi të rregullojmë pjesën përpara. Kemi probleme të vogla në sektorë të ndryshëm, por shpresojmë të marrim një rezultat të mirë.”

Edhe spanjolli në të njëjtën linjë: “Do të përpiqemi të paraqitemi më mirë sesa në Australi. Nuk jemi të lumtur me rezultatin e garës së parë, por do të mundohemi që në Malajzi të bëjmë më mirë dhe të shohim si do të shkojnë gjërat.”

Alonso paralajmëroi se duhet bërë kujdes me gomat: “Do të ketë temperatura të larta dhe duhet kujdes me gomat. Edhe në Australi kishim kujdes, por këtu konsumi është shumë më i lartë.”

Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Malajzisë do të zhvillohen të shtunën në orën 09:00, ndërsa gara të dielën në orën 10:00. Të dyja këto evente mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel