
Victor Valdes ka këputur ligamentet e kryqëzuara të gjurit të djathtë dhe në këtë mënyrë ka mbyllur sezonin e tij me Barcelonën. Gjithashtu do të mungojë në Botërorin e Brazilit pasi një dëmtim i tillë kërkon minimumi 6 muaj rekuperim.
Portieri i Barcelonës u dëmtua në ndeshjen ndaj Celta Vigo dhe do të operohet në ditët e ardhshme.
Dëmtimi erdhi në minutën e 23, kur Valdes priti një top të lehtë, por mbështeti keq këmbën e djathtë. Lojtari nisi të qante dhe u largua menjëherë me barrelë nga fusha. Kështu mbyllet edhe aventura e Valdesit tek Barcelona pasi portieri ka vendosur të largohet në fund të këtij kampionati nga klubi ku është rritur.
Ky është dëmtimi i dytë i Victor Valdes në këtë sezon. Ai i ka munguar për dy muaj Barcelonës pasi u dëmtua në pulpë gjatë një ndeshjeje me Spanjën.
Top Channel