Ambasada italiane ndihmon fëmijët jetimë

27/03/2014 00:00

Ambasada italiane në Shqipëri, në bashkëpunim me kompaninë “Luisa Spagnoli”, ka organizuar një event bamirësie në ndihmë të Shtëpisë së Foshnjës, në Durrës.

Të ardhurat e akumuluara nga personat publikë, që ndoqën sfilatën me veshjet e Luisa Spagnoli-t; mes të tjerëve ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, dhe zonja Linda Rama; do t’u kalojnë shtëpisë së vogëlushëve, për përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.

“Do të doja të falënderoja të gjithë ju për kontributin bujar, që na lejoi të mbledhim një shumë të rëndësishme parash, të cilën do ta përdorim për risistemimin e jetimores së Shtëpisë së Foshnjës, në Durrës. Kemi mbledhur deri tani më shumë se 5000 euro dhe mund të realizojmë diçka të rëndësishme”, tha Massimo Gaiani, Ambasadori italian në Shqipëri.

Pjesë e këtij eventi bamirësie ishte dhe këngëtarja Federica Balucani, protagoniste e “talent show”-t “Italia’s got talent”, shoqëruar nga maestro Giampaolo Curiol.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA