“Schumi? Të përgatitemi për më të keqen”

26/03/2014 00:00

“Schumacher? Të përgatitemi për më të keqen”. Ky është mesazhi i dërguar nga ish-mjeku i Formulës 1 nga viti 2005 deri në vitin 2012, Gary Hartstein.

Në një intervistë për mediat britanike, Hartstein thotë se do të duhet një mrekulli që shtatë herë kampioni i botës në këtë sport të dalë nga gjendja e komës. Ai madje shkon më tej kur thotë se e kundërta ka ndodhur, shëndeti i Schumacher, ndryshe nga sa pretendohet e deklarohet se ‘gjasmë është i qëndrueshëm’, për të është përkeqësuar.

Për mjekun amerikan që shëndeti i Schumi-t ndodhet në këtë fazë, është disi edhe faji i ekipit mjekësor që po e trajton atë në spitalin e Grenoble-s në Francë. Hartstein akuzon ata për pakujdesi në mjekim, por pa dashur të përcaktojë në terma konkretë mjekësorë se ku qëndronte kjo pakujdesi.

“Përkeqësuan shëndetin e Michael dhe ai ka gjithnjë e më pak mundësi tani për të dalë nga koma. Nuk transportohet një person i dyshuar me traumë kronike në një strukturë që nuk është e pajisur me mjetet të një reparti neurokirurgjik”, thotë ish-mjeku i F1, duke i referuar transportit me helikopter të Michael nga vendi i aksidentit tragjik me helikopter drejt një spitali të vogël në qytezën e Moutiers.

“Mungesa e përditësimeve mbi shëndetin e tij javët e fundit në lë të kuptojmë se duhet të përgatitemi për më të keqen”, deklaron Hartstein.

Michael Schumacher u aksidentua më 29 dhjetor të vitit të kaluar në Alpet franceze, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen e tij.

Top Channel