Ekspertët e shëndetësisë në Britaninë e Madhe propozuan ndalimin e cigareve në mënyrë përfundimtare për të gjithë ata që kanë lindur pas viteve 2000.
Ky plan radikal do të mundësojë eliminimin e plotë të duhanpirësve, kur ata duhanpirës sot në mosha madhore të vdesin një ditë.
Nëse plani do të konkretizohej, deri në vitet 2060-70, vendi do të ishte virtualisht tërësisht i çliruar nga duhanpirësit.
Për momentin, ajo që mbetet e vështirë për t’u kuptuar është mënyra e plotë se si mund të mposhten sfidat dhe të realizohet ky mision i vështirë.
Në Britaninë e Madhe, mbi 100 mijë persona humbasin jetën për shkak të sëmundjeve, në të cilat duhani njihet si një prej shkaktarëve kryesorë.
Doktorët synojnë që të ushtrojnë presion mbi Londrën, nëpërmjet krijimit të një lobi përkrahësish në Dhomën e Përfaqësuesve.
Top Channel