Takimi i ardhshëm ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, do të zhvillohet më 31 mars.

Lajmin e bën të ditur “REL”, që citon zyrën e shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila është edhe ndërmjetësuese e procesit.

“Përfaqësuesja e Lartë, Catherine Ashton do të vazhdojë bisedimet me kryeministrin Hashim Thaçi, si dhe me kryeministrin Ivica Daçiç dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiç.

Në takim, dy palët do të vazhdojnë punën e tyre rreth zbatimit të marrëveshjes së prillit dhe do të diskutojnë po ashtu për hapat e ardhshëm në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, gjatë vizitës së të hënës në Bruksel, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi kanë zhvilluar takime me përfaqësues të Bashkimit Evropian nga Zyra e baroneshës Ashton, udhëheqësit e operacioneve civile të BE-së, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe përfaqësues të EULEX-it.

Në fokus të bisedimeve ka qenë mandati i këtij misioni pas 15 qershorit 2014, tranzicioni dhe transferimi i kompetencave tek institucionet e Kosovës. Takimi ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje dhe pritet që në ditët në vijim të vazhdohet me takime të tjera.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta