
Nico Rosberg kërkon të mbajë sa më gjatë kreun e klasifikimit në Botërorin e Formulës 1 dhe pas fitores në Australi, kërkon të bëjë të njëjtën gjë edhe në garën e dytë, atë të Malajzisë.
Piloti gjerman i Mercedesit është i bindur se në garat e ardhshme do të ketë më shumë rivalitet dhe se skuadra e tij duhet të vazhdojë punën për përmirësimin e makinës.
“Nuk duhet të flemë gjumë sepse kundërshtarët do të punojnë si të çmendur. Gjithsesi, jemi optimistë pasi kemi makinën më të shpejtë. Duhet të përfitojmë nga ky moment dhe të mos lejojmë rivalët të na afrohen”, tha Rosberg për ‘Autosport’.
Sipas tij, ekziston rreziku i besimit të tepërt brenda skuadrës: “Kur ke avantazh ndaj të tjerëve, ekziston mundësia që njeriu të ketë më shumë siguri seç duhet tek vetja.”
Top Channel