Kryeprokurori i EULEX-it, Jonathan Ratel ka paralajmëruar arrestime të
profileve të larta në skenën politike të Kosovës, për krim të organizuar
dhe korrupsion.

Në një intervistë për emsionin “Puls” të KTV, Ratel nuk ka dhënë ndonjë emër konkret, por ka thënë se janë në proçedim të këtyre rasteve.

“Ka njerëz në funksione të larta që po e përdorin pushtetin për t’u pasuruar, të cilët po vjedhin të ardhmen e rinisë së këtij vendi dhe ne pikërisht me këtë çështje po merremi”, ka thënë Ratel.

Sipas tij, Prokuroria Speciale e Kosovës ka hetuar dhe po heton rreth 374 çështje, përfshirë ato që tashmë dihen. “Më së shumti jemi të shqetësuar nga rastet e lidhura me korrupsionin qeveritar dhe krimin e organizuar në fushën e ndërtimit e shumë fusha të tjera”, ka thënë Ratel.

Ndërsa lidhur me rastin “Medicus” kryeprokurori ka saktësuar nuk ka të bëjë fare me akuzat e Dick Marty, ndërkohë që ka pohuar se janë duke hetuar edhe akuzat e pasluftës.

Top Channel