Bajerni ndjek mesfushorin Koke

25/03/2014 19:00

Pasi fitoi bastin e Thiago Alcantaras, Josep Guardiola është i vendosur që të vazhdojë politikën e përforcimeve me futbollistë të kampionatit spanjoll.

E përditshmja “AS” informoi ditën e martë se mesfushori i Atleticos së Madridit, Koke është vendosur në listën e dëshirave të trajnerit të Bajernit dhe se pritet që shumë shpejt të nisin bisedimet midis dy klubeve.

Për Bajernin, Koke shihet si zëvendësuesi ideal për Toni Kroos, i cili për momentin heziton të rinovojë dhe mund të largohet gjatë verës me drejtim Barcelonën, Realin e Madridit ose Manchester United.

Problemi i vetëm i Bajernit mbetet fakti që për të mbërritur deri tek Koke, i duhet më parë që të mposhtë konkurrencën e disa skuadrave, përfshi Barcelonën dhe Interin, plus rezistencën e fortë të Atleticos që nuk është e gatshme të privohet nga një prej futbollistëve të saj më të mirë të këtij sezoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA