Sergio Ramos: Arbitri na shkatërroi

24/03/2014 00:00

Sergio Ramos, kapiteni i Real Madrid, “shpërtheu” në deklaratat e tij pas Klasikes duke akuzuar ashpër arbitrin e ndeshjes për humbjen e skuadrës së tij.

“Ishte ndeshje e tensionuar ku protagonist u bë gjyqtari. Shpresoj që Undiano të mos na gjykojë më në këtë sezon. Ishte një paturpësi. Nuk po na lënë të luftojmë për titullin”, tha mbrojtësi spanjoll, i cili u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë për një faull të dyshimtë në zonë ndaj Neymar.

Ramos i shpjegon kështu tre 11-metërshat e akorduar nga gjyqtari: “Penalltia e Cristianos ishte jashtë zone. Në rastin e Iniestës, Xabi e preku, por nuk është 11-metërsh. Ndërsa, Neymar kërkoi kontaktin me mua e për më tepër u nis në pozicion jashtë loje. Donin të ekuilibronin renditjen dhe ia arritën qëllimit.”

“Po bëhen gjëra të paramenduara dhe ndaj të cilave nuk mund të luftojmë”, shtoi Sergio Ramos.

Top Channel