PS shtyn votimin për nëpunësin
24/03/2014 00:00
Mazhoranca vendosi të hënën të shtyjë votimin në Parlament të ndryshimeve për statusin e nëpunësit civil. Vendimi u mor në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Burime nga mbledhja thanë se mazhoranca nuk do ta hedhë draftin në votim këtë të enjte, siç ishte parashikuar, në pritje të konsensusit të opozitës.
Po ashtu mësohet se socialistët kanë tërhequr edhe amendamentin “Peza” për Autoritetin e Medias Audiovizive, me qëllim që t’i hapet rrugë memos së Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura të Kuvendit, ku mandati i Endira Bushatit vlerësohet i përfunduar.
Top Channel