Neymar, publicitet me Bundchen

24/03/2014 21:25

Nga protagonist në klasiken e Spanjës, në një yll publicitar.

Ky është fati i Neymar, i cili ditën e hënë fitoi vëmendje për faktin se pozoi për revistën “Vogue” së bashku me supermodelen braziliane, Gisele Bundchen.

Të dy bashkëkombasit dukeshin të qeshur dhe të sintonizuar në imazhet e tyre, pavarësisht mbi 15 vjet diferencë që i ndajnë.

Pavarësisht se nuk është ngritur ende në lartësinë e pritshmërive në këtë sezon tek Barcelona, Neymar vazhdon të jetë një “fenomen” mediatik, duke u shndërruar në model për reklama të shumta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA